Florian Loshaj ka gjetur sërish golin në Superligën e Turqisë.
Mesfushori kosovar që aktivizohet me Istanbulsporin ka shënuar në derbin e vogël të Stambollit përballë Kasimpasas.
https://twitter.com/Dardanianfan1/status/1766819592624550357
Vetëm pas 25 minutave lojë, ishte Loshaj që zhbllokoi rezultatin, me një gol të shënuar me kokë pas asistimit nga Laurentino.
Për Loshajn ky ishte goli i katërt këtë edicion në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/