Site icon Telegrafi

“Loro Boriçi” gati për 15 minutat e fundit

Fusha e stadiumit “Loro Boriçi” është gati për vijimin e ndeshjes së kombëtares shqiptare dhe asaj maqedonase për kualifikueset e Botërorit 2018 e cila u ndërpre pas reshjeve të dendura të shiut në mbrëmjen e së hënës.

Është specialisti i fushës në këtë impiant, Kostas Poulias, ai që e deklaroi këtë duke thënë se kjo është një fushë e ndërtuar sipas standardeve më të larta.

“Në radhë të parë duhet të theksoj se fusha është e ndërtuar dhe dizajnuar sipas standardeve më të larta të fushave të futbollit në Evropë dhe botë dhe për këtë arsye them se edhe pas atij rrebeshi ndeshja mund të kishte vazhduar.

Lexo po ashtu Në pritje të zhvillimit të minutave të mbetura Shqipëri-Maqedoni, mësoni se kur rifillon ndeshja

“Është një fushë që mund të thithë mbi 150 litra ujë për m2 kështu që ndeshja sot mund të luhet fare mirë. Madje mund të them se ajo tashmë është gati”, ka thënë Kostas Poulias, citon Top Channel.

Sfida mes Shqipërisë dhe Maqedonisë u ndërpre në minutën e 75 të saj kur rezultati ishte 1-1 pas golave të Sadikut për Shqipërinë dhe Alioskit për maqedonasit.

Exit mobile version