Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana në një bisedë në Instagram me u.d. e presidentes, Vjosa Osmanin, ka folur për sfidat kryesore të Kosovës në futboll dhe zhvillimit e talentëve .
Cana ka folur për faktin se futbollistët shqiptarë nga Kosova, gjejnë vend dhe hapësira të mëdha në Kombëtare si Zvicra.
Sipas tij në Kosovë mungojnë kushtet që të zhvillohen futbollistët, por duke mos hedhur emra si Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi që anë rritur në klubet vendore.
“80 për qind apo 85 përqind e skuadrës së Kosovës është rritur jashtë. Kushtet, njerëzit, programi që sporti te ne të arrijë në nivele është sfida kryesore”.
“E patëm një mundësi të artë për të shkuar në Kampionatin Evropian, për fat të keq nuk ishim në momentin më të mirë, por besoj që së shumë shpejt do t’i kemi mundësitë tona për të na përfaqësuar në këto nivele”, ka thënë Cana. /Telegrafi/