Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, ka prezantuar yllin e ri të Kosovës në xhudo, Loriana Kukën.
Kuka 18-vjeçare, mbesa e trajnerit të famshëm, ka shënuar pesë fitore në Itali dhe ka fituar medaljen e artë në Vitorio Veneto. Ajo do t’i bashkohet ekipit të Kosovës pas olimpiadës “Rio 2016”.
“Loriana Kuka e artë në Vitorio Veneto pesë fitore të shkëlqyeshme …
Pas Rios vjen Tokyo 2020
Ekipi po rritet,Federata e xhudos sporti i vetëm me Normë për Rio qysh tash ka evidentuar garuesit potencial për Olimpiadën e radhës”, ka shkruar trajneri i famshëm duke i bashkuar postimit edhe një video nga fitoret e Lorianës.
Loriana Kuka e artë në Vitorio Veneto pesë fitore të shkëlqyeshme …Pas Rios vjen Tokyo 2020Ekipi po rritet,Federata…
Posted by Driton Toni Kuka on 2016-03-03