Vazhdon suksesi i xhudisteve nga Kosova në garën për Çmimin e Madh, “Tel Aviv 2019”.
Loriana Kuka është sportistja e radhës që po synon medalje në këtë kompeticion, pasi tashmë ka arritur të kualifikohet në çerekfinale.
Xhudistja jonë ka triumfuar me Ippon kundër holandezes Ilona Lucassen në kategorinë -78 kilogramë.
Në fazën tjetër, ajo do të ketë për kundërshtare rusen Aleksandra Rabitseva, me shpresën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
“Loriana Kuka e ka nisur mbarë Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit”.
“Xhudistja jonë mposhti me Ippon holandezen Ilona Lucassen, kategoria -78 kg”.
“I urojmë suksese Lorianës në çerekfinale ndaj ruses, Aleksandra Rabitseva. Grand Prixi vlen për pikë Olimpike”, thuhet në njoftimin e KOK… /Telegrafi/