Loriana Kuka është medaliste e bronztë e Evropës, në kategorinë -78 kilogramë të xhudos.
Ajo fitoi të bronztën në Kampionatin Evropianë Pragë 2020.
Në luftën për të bronztën Lori mposhti italianen Giorgia Stangherlin me shënim të artë.
Kjo është medalja e dytë e bronztë evropiane për Lorianën në dy vitet e fundit.
Kosova kthehet nga Praga me dy medalje bronzi.
Krahas Lorianës, të njëjtën medalje e fitoi të enjten edhe Distria Krasniqi.