Vazhdon suksesi i Loriana Kukës në turneun për Çmimin e Madh të ‘Tel Aviv 2019’.
Sukseset e njëpasnjëshme e kanë kualifikuar xhudisten tonë deri në finale të kësaj gare që do të thotë se ajo tashmë e ka të sigurt një medalje.
Në kategorinë -78 kilogramë, Loriana është treguar më e fortë se përfaqësuesja e Britanisë së Madhe, Natalie Powel.
Në finale, xhudistja që e përfaqëson Kosovën do ta kërkoje medaljen e artë përballë sllovenes Klara Apotekar.
“Loriana Kuka ka siguruar medaljen në Gran Prix Tel Aviv 2019″, shkruan në njoftimin e publikuar në Faqen e KOK-ut në Facebook.
“Xhudistja jonë u kualifikua në finale, ku takohet me sllovenen Klara Apotekar. Finalja zhvillohet pas orës 16:00”, thuhet më tej.
Loriana triumfoi përballë ruses Aleksandra Rabintseva në çerekfinale dhe në këtë mënyrë u kualifikua në gjysmëfinale të Grand Prixit të xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Më herët, për t’u kualifikuar në çerekfinale në kategorinë -78 kilogramë, ajo fitoi me Ippon kundër holandezes Ilona Lucassen. /Telegrafi/