Këngëtarja Loreta Kaçka ka realizuar projektin e saj më të ri.
“I papam” titullohet kënga më e re e këngëtares, e cila do të vijë e realizuar me videoklip nga produksioni “Max Production”.
Lori për Telegrafin tha se kënga, e cila për temë ka dashurinë do të publikohet nesër.
Në xhirimet e vitit të ri këngëtarja tha se veç kësaj kënge do të paraqitet edhe me disa këngë të reja. /Telegrafi/