Loreta Kaçka-Lori i ka komentuar spekulimet e fundit rreth jetës së saj private që u nxitën nga pjesëmarrja e saj në një emision televiziv.
“Unë paskam bërë shumë mirë që nuk kam folur asnjëherë për jetën time private. Sepse më kanë stresuar aq shumë pyetjet, telefonatat”.
“Nuk kam kohë, sinqerisht, koha ime është shumë, shumë e paktë për këto gjëra, sepse unë jam e përkushtuar shumë në karrierën time dhe ngaqë të gjitha gjërat i bëj vet, domethënë që koha është shumë e limituar”.
“Nuk dua të flas fare për këtë temë. Nuk do thotë që të kesh patjetër të dashur, apo jo? Nuk po them që nuk kam pasur të dashur, nuk kam”, ka deklaruar këngëtarja në një intervistë për Prive. /Telegrafi/