Telegrafi

Lori Hoxha vallëzon me bikini duke iu bashkëngjitur sfidës “In My Feelings”

Lori Hoxha (Foto: Instagram/LoriHoxha)

Lori Hoxha i është bashkuar sfidës “In My Feelings” duke e publikuar një video teksa vallëzon nën ritmet e këngës së Drake.

Në fakt, bukuroshja shfaqet e veshur me bikini të zeza teksa lëviz në mënyrë atraktive.

“A e dini çfarë? Nuk më intereson, më duhet një fotografi me Drake, sepse Instagrami im është shumë i dobët”, ka shkruar Lori në përshkrimin e videos.

Kënga e Drake, “In My Feelings”, ka frymëzuar nisjen e një sfide vallëzimi që është bërë hit në internet.

Lexo po ashtu Lajmet nga LORI

Prej se është lansuar kënga, në rrjetet sociale janë publikuar video mjaft interesante që kanë për bazë muzikën e kësaj kënge.

“In My Feelings” është pjesë e albumit të ri të Drake, “Scorpion”, që u publikua në muajin qershor.

Melodia interesante dhe vargu “Keke, do you love me? Are you riding?/Say you’ll never ever leave from beside me”, ka bërë që fansat të fiksohen pas kësaj kënge. /Telegrafi/