Telegrafi

Lorenc Hasrama lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Foto: Facebook

Pas Gerti Koxhës, në Big Brother VIP Albania natën e sotme (e shtunë) u largua me dëshirë Lorenc Hasrama.

Këngëtari i njohur kërkoi të dilte për shkak se këto ditë ka qenë më i ngarkuar emocionalisht.

“E shoh që brenda kam një ngarkesë emocionale që nuk po më lejon të vazhdoj një lojë të bukur brenda dhe të jem më aktiv. E kam parë disa ditë që kam qenë më i tërhequr”, u shpreh Hasrama.

Foto: Screenshot/Facebook

“Jam me luhatje humori”, tha mes tjerash artisti duke shtuar se më mirë është që të dalë nga shtëpia.

Lexo po ashtu Gerti Koxha eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Ai tha se përkundër humorit që ka, nuk e ka gjetur veten brenda dhe se për këtë nuk dëshiron që të rrijë më shumë.

Foto: Screenshot/Facebook

I njëjti brenda ka qenë i sinqertë, ka bërë shaka me një pjesë të madhe të banorëve dhe se tejet pak është përfshirë në debate.

Mes shumë gjërave, Lorenci brenda ka folur edhe për lidhjen që kishte me banoren Keisi Medini. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook