Telegrafi

Loredana Zefi me ndryshim të ri në dukje

Loredana Zefi (Foto: Instagram/loredana)

Këngëtarja shqiptare, e cila muajve të fundit ka qenë temë diskutimi në mediat rozë di gjithnjë t’i befasojë fansat e saj. Fjala është për Loredana Zefin e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria e saj. Ditën e mërkurë, Zefi ka hedhur një fotografi në Instagram me stil të ri të flokëve, ku vjen me një ‘look’ më ndryshe ngaqë jemi mësuar të shohim.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga fansat e saj të shumtë nuk munguan teksa e përgëzuan për dukjen.

Loredana ditë më parë publikoi këngën e re “Labyrinth”, klipin e të cilës e kishte realizuar në Kosovë, menjëherë pas konferencës që mbajti për media në Prishtinë.

Edhe ky projekt i saj u prit mjaft mirë nga publiku dhe në YouTube numëron mbi katër milionë klikime. /Telegrafi/