Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Lopez do të stërvitet këtë pasdite (e hënë) me skuadrën e tij të re, Interin.
Lisandro Lopez ka marrë pjesë në sesionin e parë të trajnimeve të Interit këtë pasdite (e hënë).
Stërvitja e tij me Interin erdhi edhe pse transferimi i tij nga skuadra e madhe portugeze, Benfica, nuk është konfirmuar ende, por pritet të bëhet së shpejti.
Qendërmbrojtësi thuhet se ka bërë testet e tij mjekësore këtë mëngjes dhe se zyrtarizimi do të bëhet gjatë mbrëmjes ose më së largu nesër (e martë).
Marrëveshja për afrimin e tij thuhet se është huazim me mundësi blerje për shifrën e nëntë milionë eurove.
Sipas mediumit italian Premium Sport, Lopez ka mbërritur në Appiano Gentile për sesionin e tij të parë të trajnimit këtë pasdite, teksa është njoftuar me shokët e rinj.
Te Interi, Lopez do të gjej edhe bashkëkombësin e tij argjentinas, kapitenin e skuadrës, Mauro Icardi.
Ndryshe, Nerazzurët janë në pritje edhe të transferimit të mesfushorëve, Rafinha dhe Ramires. /Telegrafi/