Trajneri i Spanjës, Julen Lopeteguiu ka bërë publike votën e tij për çmimin “FIFA Lojtari i Vitit”.
Gazeta e përditshme sportive, ‘Mundo Deportivo’ ka zbuluar votën e Julen Lopeteguit.
Sipas të përditshmes katalunase, vota e trajnerit spanjoll shkon për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messin.
“Unë nuk njoh lojtar si Messi. Unë nuk kam parë dhe nuk mendoj se unë do të shoh as në të ardhmen ndonjë lojtar si ai”, ka thënë Lopetegui për Mundo Deportivo, përcjell Telegrafi.
“Për mua është më i miri në botë”, përfundoi trajneri i kombëtares spanjolle. /Telegrafi/