Site icon Telegrafi

Lopetegui: Tri javë me fat të tmerrshëm shkatërruan karrierën time te Real Madridi

Ish-trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui pranon se ishte i zhgënjyer nga largimi i shpejtë nga Santiago Bernabeu, pasi ai beson se mund të kishte kthyer gjërat në favor për më shumë kohë.

Lopetegui shkaktoi tronditje verën e kaluar, kur ai e mori drejtimin e Real Madridit sa ishte në përgatitje me ekipin kombëtar të Spanjës për Kupën e Botës në Rusi .

Ky vendim e çoi atë të largohej nga posti te La Roja vetëm disa ditë para fillimit të kampionatit, ndërkohë që koha e tij me Mbretërit u provua të jetë edhe më shkurtër.

Lexo po ashtu Florentino Perez ka larguar 13 trajnerë në 16 vite presidencë

Një varg i rezultateve të dobëta që arriti kulmin në një humbje 5-1 në El Clasico ndaj Barcelonës e panë atë të largohet në tetor pas vetëm 10 ndeshjeve në Ligë.

Santiago Solari erdhi pas tij duke bërë pak më mirë, ndërsa edhe ky u shkarkua më vonë për t’i bërë vend rikthimit të legjendës Zinedine Zidane.

Lopetegui ishte i pafat te Real Madridi (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Trajneri spanjoll fajëson një rënie të papritur në rezultate dhe disa ndeshje me mungesë fati si arsye për t’i dhënë fund kohës së shkurtër të tij te Reali.

“Kishim një fillim të shkëlqyeshëm dhe luajtëm disa ndeshje të mrekullueshme”, ka thënë fillimisht Lopetegui për Voice of Coaches.

Lexo po ashtu Deklaratat interesante dhe thumbuese, konfliktet dhe momentet që do të kujtohen nga viti 2018

“Por, patëm tri javë me fat të tmerrshëm përpara golit ​​në ndeshje në të cilat ishim më të mirë. Këto gjëra mund të ndodhin me çdo ekip”.

“Menduam se kishte ende kohë dhe kishim diçka që ishte thelbësore: angazhim absolut nga lojtarët dhe nga një ekip që kishte shumë punë për të dhënë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Exit mobile version