Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka hedhur poshtë pretendimet e Leo Messit.
Super ylli i Barcelonës ka deklaruar se madrilenët do të jetë më të dobët këtë sezon pas humbjes së shërbimeve të Cristiano Ronaldos.
Ky i fundit kaloi gjatë verës në radhët e skuadrës italiane të Juventusit për shumën prej 105 milionë eurove.
“Nuk do të polemizoj me askënd, ata që i njohin lojtarët e Real Madridit, e dinë se kush jemi”, tha shkurtimisht strategu për mediat spanjolle.
I pyetur për çmimin e më të mirit të FIFA-s, Lopetegui ishte i sigurt se kush do ta fitojë në fund të vitit.
“Do t’ia jepja lojtarit tonë, Luka Modricit, e kam bërë shumë të qartë disa herë”, shtoi ai.
Ndryshe, Reali në sezonin e ri ka filluar si është më së miri, ku ka shënuar tri fitore në po aq ndeshje në sezonin e ri të La Ligës. /Telegrafi/