Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui po monitoron situatën e Anthony Martial në Manchester United pas marrëdhënieve jo të mira me Jose Mourinhon.
Raportet e mediave në Spanjë sugjerojnë se ish-trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Lopetegui, është i etur për të lëvizur Marco Asension në një rol më sulmues, pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi.
Sipas mediumit spanjoll Diario Sport, trajneri i Realit po shqyrton edhe shanset për të nënshkruar me Martial nga Unitedi.
E ardhmja e Martial në Old Trafford mbetet në dyshim, veçanërisht pasi që trajneri i të Kuqve, Mourinho, kohëve të fundit ka treguar se është i hapur për një largim të francezin nga klubi i Ligës Premier.
Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Old Trafford nuk janë në gjendje të shesin sulmuesin francez tek ndonjë rivali i drejtpërdrejtë brenda kampionatit.
Kjo gjë i vë Mbretërit në pozicion të favoritëve për të nënshkruar me të dhe gjatë ditëve të ardhshme mendohet se do të bëhet një ofertë për të.
Martial luftoi gjatë sezonit të kaluar për të siguruar minuta nën drejtimin e trajneri portugez dhe largimi nga përgatitjet para-sezonale ka acaruar edhe më shumë marrëdhëniet mes palëve.
Si rezultat, Daily Mirror raporton se klubi do të gjobisë lojtarin me dy javë mos-pagesë për dyshimin e tij të supozuar dhe kjo gjobë mund ta shtyj edhe më shumë drejt largimit. /Telegrafi/