Site icon Telegrafi

Lokalizohet i dyshimti për kanosjen e dy prokuroreve në Pejë, pritet të intervistohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se më 14 korrik (e premte), në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë dy viktima, femra kosovare, prokurore në Prokurorinë Themelore të Pejës kanë raportuar se përmes telefonit janë kanosur nga një i dyshuar.

Lidhur me rastin Policia fillimisht ka raportuar se nuk ka të arrestuar. Ndërsa sot pasdite, Prokurori i Përgjithshëm i Themelores në Pejë, Dorjan Juniku, ka konfirmuar se i dyshimti është lokalizuar dhe se janë marrë masat e kontaktet policore dhe se shumë shpejt pritet që ai të intervistohet.

“Kemi të bëjmë me rast, person, recidiv. Masat policore janë marrë, ka lokalizim të të dyshimtit. I njëjti shumë shpejt do të intervistohet nga hetuesit policorë dhe do procedojmë tutje. Kanosja ka ndodhur me telefon ndaj dy prokuroreve të prokurorisë tonë, pra Prokurorisë Themelore në Pejë”, tha Juniku për RADIO 1.

Exit mobile version