Telegrafi

Lokaj: Pronat në emër të prindit, problem në procesin e shpronësimeve

Mal Lokaj nga Departamenti i rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës ka treguar disa nga shkaqet që sipas tij ndikojnë në vonesën e punimeve në rrugët magjistrale të Kosovës.

Lokaj, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë problemi numër një në vonesat e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë është shpronësimi i pronave.

Ai ka thënë se si pasojë e vonesave në shpronësime është e vështirë të dënohen operatorët ekonomik pasi sipas tij këto vonesa në punët që i takojnë shtetit u shkaktojnë humbje të mëdha kompanive kontraktuese, raporton Telegrafi.

Zyrtari  nga Ministria e Infrastrukturës ka thënë se edhe procedurat e tenderimit pasi i shkëputet kontrata një operatori ekonomik zgjasim me muaj të tërë deri edhe në vite deri në përzgjedhjen e operatorit të ri që ndikojnë në vonesën e punimeve në rrugë.

Duke folur për segmentin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë që kalon nëpër Vushtrri, Lokaj thotë se siguria është mbi të gjitha dhe se sipas tij qytetarët duhet të kenë durim për rrugë që projektohen për të funksionuar me qendra apo mijëra vjet.

Lokaj thotë se një pjesë e madhe e problemeve gjatë shpronësimit është se poseduesit e parcelës e kanë ende pronën në emër të prindit.

“Departamenti i shpronësimit kur nuk e di cilin ta kompensoj financiarisht, i depoziton këto para në një fond mirëbesimi derisa kontesti mes palëve të zgjidhet dhe përfituesi legjitim pastaj i merr paratë”, tha mes tjerash Mal Ukaj./Telegrafi/