Telegrafi

Lojtarja e Anglisë e la në situatë të sikletshme presidentin e FIFA-s derisa po merrte medaljen e nënkampiones

Lucy Bronze dhe Gianni Infantino patën një ndërveprim të sikletshëm gjatë ceremonisë së medaljeve pas finales së Kupës së Botës për femra.

Spanja triumfoi 1-0 ndaj Spanjës për të fituar Kupën e Botës për femra të dielën.

Kapitenja e La Roja, Olga Carmona shënoi golin e vetëm të finales në minutën e 29-të në Stadium Australia.

Lexo po ashtu Nuk është i vetmi skandal nga Rubiales - akuzohej më parë edhe për orgji me para të federatës spanjolle

Tifozët e Anglisë u ankuan në vazhdimësi për vendimet e gjyqtares sidomos në rastin për të mos përjashtuar Salma Paralluelo pasi ajo po humbiste kohën e lojës me veprime anti-sportive.

Tifozët në mediat sociale vunë re gjithashtu një shkëmbim të ftohtë midis Bronze dhe Infantino pas finales.

Lexo po ashtu Deklarohet për herë të parë lojtarja e Spanjës që u puth nga Luis Rubiales derisa po pranonte medaljen e Kupës së Botës

Teksa 31-vjeçarja mori medaljen e nënkampiones, ajo nuk arriti të bënte kontakt me sy me presidentin e FIFA-s dhe i dha atij një shtrëngim duarsh që dukej i ftohtë.

Më pas ajo bëri një përshëndetje më të ngrohtë me pjesën tjetër të delegatëve në skenë dhe shtrëngoi duart e tyre në një kundërshtim të qartë ndaj Infantinos. /Telergafi/