Marc Cucurella ka thënë se një ditë shpreson që të luajë në të njëjtin ekip me Kylian Mbappen.
Anëtari i Chelseat është i gatshëm që të transferohet te Real Madridi, vetëm e vetëm që të luajë me sulmuesin francez.
“Mbappe është lojtari me të cilin do të doja të luaja një ditë”, ka thënë Marc Cucurella për Cope.
Kjo është një deklaratë e madhe duke pasur parasysh se Kylian do të jetë në Real Madrid për vitet në vijim.
Real Madridi, megjithatë, synon Alphonso Davies ndërsa nuk përjashtohet as qëndrimi i Ferland Mendy. Nuk ka gjasa që klubi të shkojë për Cucurellan së shpejti.
Cucurella ka qenë në zjarr për Spanjën kohët e fundit, duke shfaqur formën më të mirë në Euro. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë kundër Italisë herën e fundit jashtë, si në sulm dhe në mbrojtje. /Telegrafi/