Federata afrikane e futbollit (CAF) ka zbuluar listën e ngushtë prej 10 lojtarëve që janë në garë për çmimin e ‘Lojtari i Vitit afrikan’, me Mohamed Salahin si favorit dhe Kalidou Koulibalyn që nuk është në listë.
Salah shihet si favorit i qartë për çmimin pasi ka shënuar 41 herë në të gjitha garat, ndërsa humbi në finalen e Ligës së Kampionëve, ku humbën 3-1 nga Real Madrid.
Mesfushori i Liverpoolit, Sadio Mane, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alex Iwobi i Arsenalit,dhe Manchester City, Riyad Mahrez, janë gjithashtu në listë.
Në listë janë edhe portieri i Ajax, Andre Onana dhe mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia.
Anice Badri (Tunizi dhe ES Tunis), Denis Onyango (Uganda dhe Mamelodi Sundowns) dhe Walid Soliman (Egjipti dhe Al Ahly) janë tre lojtarët me bazë afrikane që janë emëruar.
THE TOP 10 SHORTLIST: African Player of the year #CAFAWARDS18 pic.twitter.com/0lTh0cNZyx
— CAF (@CAF_Online) December 14, 2018
Megjithatë mungon Koulibaly, i cili ishte i dobishëm për Napolin që e mbyllën në vendin e dytë Serien A.
Sa i përket çmimit ‘Lojtari i ri më i mirë’ në garë janë Achraf Hakimi, Franck Kessie dhe Wilfred Ndidi.
Për trajnerin më të mirë garojnë Aliou Cisse, Herve Renard dhe Moine Chaabani. /Telegrafi/