Site icon Telegrafi

Lojtari i Milanit do të bëjë 45 kilometra nëse shënon në derbi

Një ndër lojtarët më të mirë të Milanit në këtë kampionat, Suso, ka folur për derbin milanez.

Ai ka treguar hapat e parë të karrierës dhe gatishmërinë e tij për të rinovuar kontratën.

“Kam pasur fatin të kem një familje të shkëlqyer, që më ka mbështetur shumë. Shkova 16 vjeç te Liverpooli dhe tani jam te Milani, nuk është e lehtë ta menaxhosh këtë kapërcim gjigant në moshë aq të re. Familja më mban me këmbët në tokë, më qetëson”.

Suso premtim të madh para derbit

“Në moshën time luaj në një klub të madh, jam shumë i lumtur këtu dhe jam gati të rinovoj, sepse ndihem mirë në Milano. Frymëzimi im është Kaka”.

“Objektivat dhe derbi? Objektivi është kthimi në Evropë, por ndeshjet duhen marrë me radhë. Derbi është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim. Nëse shënon dy gola? Do kthehem në shtëpi në këmbë dhe banoj afër Milanellos, ndaj janë nja 45 km të mira”, ka thënë Suso. /Telegrafi/

Exit mobile version