Site icon Telegrafi

Lojtari i Man Utd e përqeshi dhe u tall me Salah gjatë ndeshjes, egjiptiani i befasuar vetëm qeshi

Futbollisti i ri i Manchester United, Hannibal Mejbri, me bashkëlojtarët e tij u tallen me Mohamed Salah gjatë ndeshjes miqësore mes Tunizisë dhe Egjiptit.

Tunizianët festuan pas fitores 3:1 ndaj Egjiptit të Salah. Edhe lojtari i Liverpoolit nuk mundi t’i ndihmonte egjiptianët për të shmangur humbjen nga rivali i tyre i madh dhe në fund të ndeshjes ishte dëshmitar i një skene që sigurisht nuk donte ta shihte.

Autori është futbollisti i Manchester United, tuniziani Hannibal Mejbri. Sapo u fut në lojë, tunizianët shënuan golin e tretë për të vulosur fitoren dhe lojtari i Unitedit rikrijoi festën e tij të famshme para syve të Salah.

 

Maybri u tall me Salah para syve të tij dhe pjesa tjetër e kombëtares tuniziane e ndoqi atë, që sigurisht është një akt mosrespektimi ndaj yllit më të madh të futbollit egjiptian dhe afrikan.

Kamerat kanë regjistruar menjëherë reagimin e Salah. Futbollisti i Liverpoolit është parë duke qeshur me ironi me këtë lëvizje të të riut nga Tunizia.

Tifozët e Unitedit, të cilët nuk e pëlqejnë aspak Salahun për shkak të asaj që ai u ka bërë gjatë viteve të fundit, janë të kënaqur me gjestin e Mabryt, ndaj këtë situatë e kanë ndarë në të gjitha faqet e rëndësishme dhe kryesore ku mblidhen në rrjetet sociale.

 

Nuk është hera e parë që Mabry tregon zemërim ndaj lojtarëve rivalë të Reds, pasi goditi Jordan Henderson dhe Naby Keita pas derbit të vitit 2022, kur Liverpooli fitoi 4-0.

Ky qëndrim i të gjithë atyre që e duan Unitedin ndaj Salah nuk është befasues për shkak të statistikave të pabesueshme. Përkatësisht, në 12 ndeshje kundër Djajve të Kuq, Salah ka shënuar 12 gola dhe katër asistime. Nuk ka dyshim se kjo lëvizje do të mbahet mend nga futbollisti i ri. /Telegrafi/

Exit mobile version