Telegrafi

Lojtari i Gimnastic tregon fjalët që i shkëmbyen me Messin gjatë momentit tensionues

Lionel Messi ishte njeriu më i përfolur në botën e futbollit gjatë kësaj vere, kështu edhe paraqitja e tij e parë me Barcelonën këtë sezon në miqësoren ndaj Gimnastic kishte interes të madhe nga ndjekësit e sportit më të popullarizuar në botë.

33-vjeçari në këtë ndeshje luajti në pjesën e parë, por as nuk shënoi apo asistoi. Një nga momentet më të komentuara nga kjo miqësore ishte ajo mes Messit dhe mesfushorit kundërshtar, Javier Ribelles.

Leo ishte lodhur nga loja e ashpër, dhe për një moment nuk i kurseu fjalët ndaj 28-vjeçarit: “Çfarë po bën idiot? Do ndalosh së godituri mua gjatë gjithë kohës?”, ishin fjalët e Messit të cilat i zbuloi vet Ribelles në El Chiringuito TV.

Por, këto fjalë Ribelles i mori me sportivitet, tha i tha se kjo ishte mënyra e vetme për ta ndalur lojtarin më të mirë në botë sipas tij.

Mesfushori i Gimnastic zbuloi se pas ndeshjes i kishte kërkuar Leos fanellën, por ai e kishte refuzuar, kështu në fund e mori të Antoine Griezmann. /Telegrafi/