WhoScored ka vazhduar javë pas jave që të vlerësojë lojtarët e të gjitha klubeve nga Liga Premier për paraqitjet e tyre.
Faqja ndërkombëtare që merret me statistika të ligave nëpër botë, ka vlerësuar lojtarët e klubeve angleze për performancat e tyre deri më tani në këtë edicion.
Sipas WhoScored, Jack Grealish i Aston Villës del të jetë lojtari me paraqitjet më të mira deri më tani, pasi është vlerësuar me 8.11, derisa vlerësimin për gjashtë paraqitjet e fundit e ka 7.96.
Pas tij vije James Ward-Prowse i Southamptonit, që ka marrë notën 7.40, derisa në top treshe futet Kevin de Bruyne i Manchester Cittyt me vlerësimin 7.56.
Pas mesfushori belg është bashkëlojtari i tij te Citizens, Riyad Mahrez që është vlerësuar me 7.48, gjersa Bruno Fernandes i Manchester United është në të pestin me 7.65.
Mason Mount i Chelseat është duke i befasuar të gjithë me lojën e tij dhe mund të thuhet se aktualisht është lojtari më i mirë i The Blues, e që është vlerësuar me 7.40.
Pas anglezit, vije Harry Kane (8.07) e që ka rënë në gjashtë ndeshjet e fundit, duke marrë notën e përgjithshme 7.42.
Më pas është Dominic Calvert-Lewin (7.36) i Evertonit, Zambo Anguissa i Fulhamit (7.35) dhe Mohamed Salah i Liverpoolit me 7.34. /Telegrafi/
🔥 James Ward-Prowse has played a direct hand in seven goals in his last six Premier League appearances, as many as his previous 37 combined
⏫ The @SouthamptonFC captain moves up to second in our Premier League player form rankings 👇
— WhoScored.com (@WhoScored) December 8, 2020