Barcelona është duke punuar që ta mbyllë sa më shpejtë transferimin e Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi.
Kamponi i La Ligas ka disa vite që po e kërkon transferimin e sulmuesit francez, derisa në këtë verë pritet që ta kompletojë transferimin e tij nga rivali i ligës.
Ernesto Valverde ka filluar të bëjë një listë me lojtarët që do të largohen nga klubi, duke filluar me ata që janë më të rinj.
Marc Cucurella ishte lojtari i parë që u largua nga Barcelona, derisa Andre Gomes, Jasper Cillessen, Denis Suarez, Rafinha, Sergi Palencia dhe Adrian Ortola, janë po ashtu në listën e largimeve.
Skuadra katalunase dëshiron që nga shitja e këtyre lojtarëve ta financojë transferimin e Griezmannit.
Për t’i marrë shërbimet e tij, Atletico Madridi po kërkon 150 milionë euro, andaj Barcelona do të jetë e detyruar që t’i shesë këta lojtarë. /Telegrafi/