Telegrafi

Lojtarët që kalojnë nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka jep përgjigje të prerë për këtë çështje

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur aventurën e dytë në një turne madhor siç është Kampionati Evropian. Kuqezinjtë nuk arritën më shumë se një pikë në Grupin B ku kishin punë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

I pari i futbollit shqiptar dhe njeriu i dytë më i fuqishëm i futbollit evropian si nënkryetar i UEFA-s, Armand Duka ka folur në një intervistë për Telegrafin për të gjitha pyetjet që e rrethojnë kampion kuqezi tash e një muaj.

Duka ka dhënë përgjigjet e tij për paraqitjen e Kombëtares shqiptare në Euro 2024, kontratën e Sylvinhos, dënimin e Mirlind Dakut nga UEFA apo edhe për temat e nxehta si marrja e futbollistëve nga Kosova dhe organizimi i Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshat U21 me Serbinë.

Duka u ndal te lojtarët që vijnë te Shqipëria edhe pse kanë të kaluar te Kosova, si te grupmoshat deri te ekipi A. Ai insistoi se marrëdhëniet kryetarin Agim Ademi me FFK-në janë të shkëlqyera, por nuk e mbylli derën për lojtarët shqiptarë me origjinë nga Kosova.

“Me Federatën e Kosovës, me mikun tim Agim Ademi kemi marrëdhënie fantastike, të shkëlqyera. Nuk e shoh aspak shqetësuese këtë zhurmë, përkundrazi. Është shqetësuese kur shqiptarët luajnë për përfaqësuese si Zvicra, Italia, etj., por jo kur përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Çdokush e ka derën e hapur në Kombëtaren tonë”, deklaroi Duka për Telegrafin.

Për ta lexuar intervistën e plotë të Armand Dukës mund të klikoni këtu./Telegrafi/