Zvicra ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të Euro 2024, duke e mposhtur Hungarinë me rezultat 3-1.
Pas ndeshjes kishte një takim mes lojtarëve dhe familjeve të tyre, ku festuan fitoren, ndërsa nuk munguan as puthjet dhe përqafimet.
Bashkëshortja e Granitit, Leonita dhe babai i tij Ragip janë ulur në tribunë duke e pritur kapitenin e skuadrës që u zgjodh lojtar i ndeshjes dhe ishte duke dhënë intervista.
Edhe Renato Steffen, u pa me gruan e tij shqiptare, Qëndresën dhe fëmijët e tyre.
Atmosfera sipas mediave zvicerane ka qenë shumë e mirë dhe lojtarët morën energjinë e duhur pas këtij takimi. /Telegrafi/