Site icon Telegrafi

Lojtarët e Liverpoolit të ‘shkatërruar’ dhe pa gjumë që nga lëndimi i Van Dijk – te The Reds është një atmosferë e zymtë

Lojtarët e Liverpoolit janë duke e përjetuar shumë rëndë lëndimin e Virgil van Dijkut të pësuar në fundjavë e kaluar.

Jordan Pickford bëri një ndërhyrje horror në mbrojtësin holandez, duke e detyruar të largohej pas vetëm 11 minutash lojë.

Gjyqtari nuk e kishte ndëshkuar portierin e Evertonit as me karton të verdhë, shkaku që VAR kishte paralajmëruar se Van Dijk ishte në pozitë jashtë loje.

Nga lëndimi i mbrojtësit, lojtarët e Liverpoolit janë të shkatërruar dhe pa gjumë, me këtë situatë të rrëfyer nga Georginio Wijnaldum.

“Jemi ende të shkatërruar, Kjo ishte më ndryshe se normalja”, ka thënë Wijnaldum për Mirror.

“Mënyra se si ndodhi ishte shumë e vështirë për ne dhe të gjithë nga ne po ndihemi keq”.

“Askush na ne nuk kemi arritur të flemë. Është e vështirë për ne dhe është e vështirë edhe për skuadrën”, ka shtuar më tej holandezi.

Jurgen Klopp ka reaguar ndaj gjyqtarit të takimit që përfundoi 2-2 dhe ndaj VAR-it, që nuk e kanë ndëshkuar me karton të kuq Pickfordin. /Telegrafi/

Exit mobile version