Lojtarët e Juventusit thuhet se duan që Cristiano Ronaldo t’u kërkojë të falur për veprimet që i bëri në ndeshjen ndaj Milanit.
Ylli portugez ishte i frustruar me vendimin e Maurizio Sarrit që të largohej në minutën e 55-të nga loja, andaj edhe ishte larguar nga stadiumi para se të përfundonte ndeshja.
34-vjeçari e kishte lëshuar vendin për Paulo Dybalan që shënoi golin e fitore në minutën e 77-të në fundjavën e kaluar, ndërsa nuk kishte qëndruar në bankën rezervë që ta shikonte ndeshjen.
Looooool no way Cristiano Ronaldo subbed off and booed by Juve fans? Dont kill me 😭😭https://t.co/ifdt1xcGAG
— 🇵🇸 || أحمد🇧🇭∞ (@MessiCuIe) November 10, 2019
La Gazzetta dello Sport raporton tani se lojtarët e Zonjës së Vjetër duan një kërkim falje nga Ronaldo shkaku i këtyre veprimeve.
Portugezi pritet që t’i shpëtojë dënimit nga skuadra italiane për largimin para kohës nga stadiumi, por edhe dënimit të UEFA-së shkaku i ndonjë dopingut që mund të kryhej.
Fabio Paratici thuhet që e ka kontaktuar me pesë herë fituesin e Topin e Artë dhe e ka qetësuar situatën në skuadër. /Telegrafi/