Telegrafi

Lojtarët e Fenerbahçes nuk i ndalën lotët në prezantimin e Arda Guler te Real Madridi

Nëna e Arda Guler nuk ishte e vetmja që u emocionua në zbulimin e lojtarit te Real Madridi të premten.

Edhe ish-shokët e tij të skuadrës në Fenerbahçe po e ndiqnin nga afër ceremoninë e prezantimit të tij te Los Blancos.

Të gjithë u mblodhën në atë që dukej si salla e ngrënies në terrenin e tyre të stërvitjes gjatë pushimit të drekës për të shikuar për Gulerin teksa mbante fjalimin.

Lexo po ashtu Arda Guler fshin lotët e nënës së tij gjatë prezantimit në Real Madrid

Shoku i tij i ngushtë, Yigit Efe, nuk i mbajti dot lotët, duke u parë tejet i emocionuar në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Lojtari iu bashkua Real Madridit për një shumë 20 milionë euro, por që ajo mund të rritet varësisht nga bonuset.

Fenerbahçe po ashtu posedon edhe 20 për qind të shitjes së radhës së Guler, që e bënë një transferim që mund të kalojë shumën e 50 milionë eurove, duke përfshirë edhe 15 milionë euro komision që ka pranuar babai i lojtarit. /Telegrafi/