Telegrafi

Lojtarët e Chelseat të lumtur me transferimin e Sterlingut

Lojtarët e Chelseat thuhet se janë të emocionuar nga nënshkrimi i ardhshëm i Raheem Sterling nga Manchester City.

Sulmuesi anglez do të transferohet në Londër këtë verë, pasi ai u bë tepricë ndaj kërkesave në City.

Sterling do të jetë nënshkrimi i parë i madh për pronarin e ri Todd Boehly, i cili është në thelb Drejtori i Futbollit për Blutë këtë verë.

Lexo po ashtu Sterling ka marrëveshje me Chelsean, tani pritet marrëveshja mes klubeve

Sipas faqes Press Association, Sterling është gjithashtu ai që admirohet shumë në dhomën e zhveshjes së Chelseat.

Lojtarët e Bluve janë shumë të emocionuar që do të kenë një sulmues të klasit botëror, i cili mund të krijojë, shënojë dhe të ndihmojë skuadrën të ngjitet në tabelën e Ligës Premier.

Ylli anglez thuhet se do t’i kushtojë Bluve 45 milionë funte apo diçka më shumë se 50 milionë euro dhe marrëveshja mund të finalizohet shumë shpejt. /Telegrafi/