Site icon Telegrafi

Lojtarët e Chelseat do të fitojnë një bonus të madh nëse fitojnë dy trofetë këtë sezon

Lojtarët e Chelseat thuhet se do të fitojnë një bonus të madh prej 11 milionë funtesh nëse arrijnë të përfundojnë sezonin me dy trofe të fituar, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve, në tre javët e ardhshme.

Të mërkurën në mbrëmje, skuadra e Thomas Tuchel rezervoi vendin e tyre në finalen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve me një fitore 2-0 ndaj Real Madridit.

Skuadra e Ligës Premier ishte aq më mirë se kundërshtarët e tyre sa që në fund edhe një nga lojtarët e Realit po festonte fitoren, me Eden Hazard që mori reagimin e ashpër pas shakave dhe të qeshurave me disa miq të vjetër pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Kompletohet finalja angleze, Chelsea i jep leksion Real Madridit

Kjo fitore i rezervoi Chelseat një vend në finale ndaj Manchester Cityt, pasi skuadra e Pep Guardiola mundi PSG-në të martën dhe 29 maj do të jetë finalja e dytë angleze në tre vitet e fundit të garës.

Sipas mediumit Daily Mail, madje edhe arritja në finale u ka fituar lojtarëve një pjesë të një bonusi prej 5 milionë funtesh dhe mund të bëhet edhe më e madhe nëse fitohet trofeu në fund.

Nëse ata mundin skuadrën që mundën vetëm tre javë më parë, për të arritur në finalen e Kupës FA, atëherë ata do të kenë një shtesë prej 5 milionë funtesh shtesë.

Për më tepër, një fitore në finale kundër Leicester Cityt më 15 maj do të shihte N’Golo Kante, Timo Ëerner, Mason Mount të merrnin një pjesë prej 1 milion funtesh të tjerë.

Lojtarët e Chelseat të gjithë ndajnë bonuse në mënyrë të barabartë, kështu që secili anëtar i skuadrës së ditës së ndeshjes do të fitojë rreth 500 mijë funte nëse fitojnë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version