Emri i Philippe Coutinhos vazhdon të lakohet nga mediat spanjolle për një kalim të mundshëm te Barcelona.
Gazeta katalunase ‘Sport’ i ka kushtuar faqen e parë brazilianit, i cili gjatë verës shprehi hapur dëshirën për kalimi te spanjollët.
“Zhveshtoria kërkon Coutinho”, është titulli i gazetës në fjalë këtë mëngjes.
“Lojtarët në disa takime të mbajtura me presidentin Josep Maria Bartomeu, i kanë kërkuar atij që të nënshkruajë me brazilianin, kjo për të pasur një skuadër më konkurruese. Liverpooli është i hapur për të biseduar për një transferim të mundshëm, por asnjëherë nën vlerën 150 milionë euro”, shkruan ‘Sport‘ në brendësi të lajmit.
Në shtatë ndeshje këtë sezon Coutinho për Reds ka shënuar vetëm tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.
Barça provoi të nënshkruajë me brazilianin disa herë gjatë verës, por Liverpooli nuk pranoi largimin e anësorit.
Në vend të tij në Camp Nou erdhi Ousmane Dembele nga Borussia Dortmundi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2tL30-BZRk4