Donald Veshaj ka qenë i ftuar ditën e sotme (e diel) në ‘Fan Club’ me Enxhi Nasufin.
Ai ka komentuar lojën e binjakut të tij, Romeos, i cili është një personazh shumë i komentuar dhe mjaft aktiv brenda shtëpisë.
Teksa është pyetur për lojën e tij dhe për krahasimet që ia kanë bërë, Donaldi thotë se këtë vit është një Big Brother krejtësisht tjetër.
Më agresiv dhe dallon shumë nga edicioni i kaluar e po ashtu edhe nga ai i pari.
“Është shumë normale që Romeo të krahasohet me mua, shto faktin që është vëllai im, shto faktin që është binjak. Nuk mendoj se Romeo është i ngjashëm me mua në mënyrën e lojës”, u shpreh ai.
Prezantuesi theksoi: “Pse? Se edhe Big-u nga viti në vit është ndryshe. Big Brother-i im nuk ka qenë si ky. Dyshi nuk ka shanse të jetë si ky. Nuk ka, nuk është e njëjta lojë. Nuk janë të njëjtat personazhe. Nuk është i njëjti agresivitet. Ky është një Big Brother agresiv dhe unë po të isha në këtë, nuk e di se si do të isha”.
Donaldi në ndërkohë në Big Brother VIP ishte shumë i pëlqyer dhe arriti deri në finale, duke u mposhtur kështu nga balerini Ilir Shaqiri. /Telegrafi/