Edhe pse Juventusi kishte një përballje shumë të vështirë para vetes, Dani Alves ishte shume i relaksuar në fillim të ndeshjes kundër Barcelonës në Camp Nou.
33-vjeçari ka luajtur te klubi spanjoll për tetë vite (2008-2016), ashtu që ka shumë miq atje.
Dhe kur gjyqtari kishte dhënë shenjë për fillimin e lojës, braziliani vendosi t’i përshëndeste ish-bashkëlojtarët e tij dhe pjesëtarët e stafit që ndodheshin në bankën rezervë të katalunasve.
Me këtë rast, Luis Enrique është habitur dhe duke qeshur ka bërë me shenjë kah fusha për t’i treguar Alvesit se loja ka filluar.
Kujtojmë që ekipi i ri i brazilianit e eliminoi atë të vjetrin me rezultat të përgjithshëm prej 3-0. /Telegrafi/
Classic Dani Alves!
This was happening seconds before kick-off…look at Luis Enrique's reaction! 😂👉 pic.twitter.com/daHbDK4XPG
— Football on TNT Sports (@footballontnt) April 19, 2017