Telegrafi

Loja e ‘Vëllait të Madh’ mban më të afërt se kurrë rivalët, Romeo Veshajn dhe Jul Dedën

Romeo Veshaj dhe Julian Deda janë dy nga rivalët më të mëdhenj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ata kanë pasur përplasje të forta me njëri-tjetrin, e debate që kanë kaluar edhe në ofendime.

Së fundmi, ‘Vëllai i Madh’ u ka dhënë një sfidë të ndarë në çifte, ku sa herë që binte gongu duhej të përqafoheshin me njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/Instagram

Juli dhe Romeo në ndërkohë shkaktuan të qeshura të mëdha me veprimet e tyre.

Lexo po ashtu Raporti i krisur me Heidi Bacin, Romeo Veshaj shfaqet në oborr i përlotur

Ata në një rast janë shtrirë edhe së bashku në dysheme, ku iu hodhën edhe konkurrentë të tjerë.

Veç kësaj, dyshja konsiderohen edhe lojtarët më të fortë të këtij edicioni.

Në nominim për spektaklin e natës së sotme (e martë) është Ledjona dhe Silvi. /Telegrafi/