Site icon Telegrafi

Loja e rrezikshme ndaj Firminos, i kushton Griezmannit me mungesë ndaj Milanit

(Foto: Twitter/LFC Transfer Room)

Antoine Griezmann do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit, pasi UEFA e ka dënuar me dy ndeshje moslojë sulmuesin e Atletico Madrid.

Francezi u përjashtua në humbjen nga Liverpooli për një ndërhyrje në Roberto Firminon, të cilin e goditi në qafë.

Atletico ka shpresuar që do të ndëshkohet vetëm për një lojë, sepse Antoine nuk e kishte parë lojtarin brazilian se ndodhej aq afër kur e ngriti këmbën.

Megjithatë, Mundo Deportivo bën të ditur se UEFA ka caktuar masë dënimi për dy ndeshje, ashtu që Griezmann nuk do të mund të luajë kundër Rossonerëve.

I pezulluar është edhe mbrojtësi Felipe, pas kartonit të kuq në humbjen prej 2-0 në Anfield nga Liverpooli.

Redsat janë në krye të grupit me 12 pikë, të ndjekur nga Porto (me pesë), Atletico Madridi (me katër) dhe Milani (me një). /Telegrafi/

https://twitter.com/PoorEPLreferees/status/1450558370377879555

Exit mobile version