Telegrafi

Ndeshja e parë e La Ligas në SHBA: Kush mund të luajë dhe kur?

Për herë të parë ndonjëherë, një ndeshje zyrtare në La Liga do të luhet në Shtetet e Bashkuara, por njoftimi i federatës spanjolle ka ngritur shumë pyetje.

Është një marrëveshje që ka shumë të panjohura, por gazeta spanjolle Marca është munduar t’i tregojë disa nga to.

Kush do të luajë këtë ndeshje?

Sipas mediumi El Pais, loja që do luhet në Shtetet e Bashkuara do të ishte një ndeshje e Real Madridit ose Barcelonën, pasi ato do të ishin dy klube që do të tërhiqnin më shumë interesim në tokën amerikane.

Lexo po ashtu Zyrtare: Edhe në SHBA do të zhvillohen ndeshjet e La Ligas

Cilat stadiume do të ‘humbasin’ nga Shtetet e Bashkuara?

Kjo është një çështje tjetër, pasi nëse është një ndeshje në Santiago Bernabeu ose Camp Nou, kjo nënkupton shumë mijëra spektatorë që vijnë për ta parë atë dhe secili klub humbet mbështetjen e publikut të tyre lokal.

Tifozët lokal të Realit dhe Barçës mund të humbin ndonjë ndeshje të mirë në stadiumin e tyre (Getty Images)

A do të ketë kompensim të blerësve të biletave sezonale?

Klubet, nëse marrin kompensim financiar për ‘humbjen’ e ndeshjes, mund të detyrohen të ri-mbursojnë blerësit biletave sezonale dhe anëtarët që kanë paguar për atë ndeshje.
Në rastin e një skuadre të vogël, do të linte tifozët e saj pa një nga pikat kryesore të sezonit të tyre; vizita e Real Madridit apo e Barcelonës.

Në cilën kohë të sezonit?

Ky është një tjetër aspekt i rëndësishëm, pasi një udhëtim në anën tjetër të Atlantikut përfshin shumë orë fluturim. Nëse ky takim është nga një ekip i përfshirë në garat evropiane, mund të jetë hendikep kur ai të përgatitet për Ligën e Kampionëve.
Me një orar të ngjeshur, duke ditur se në cilën kohë të sezonit ata do të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara ndikon në planifikimin e zakonshëm të stafit stërvitor.

Në çfarë kohe do të luhet?

Kjo pikë do të ishte më pak problematike. Nëse ndeshja luhet në Miami në orën 14:00, do të ishte ora 20:00 në Spanjë dhe kjo nuk do të shfaq asnjë problem. /Telegrafi/