Lindsay Lohan ka pozuar “topless” për setin fotografik të revistës ‘Hunger’.
Gjatë intervistës për revistën në fjalë, ajo ka folur për të kaluarën e saj me probleme dhe për jetën aktuale në Londër.
“Jam shumë më e lumtur në Londër. E dua dhe Nju Jorkun, por kam parë çdo gjë të mundshme atje. Nuk kam nevojë t’i përsëris nga e para”, ka thënë aktorja.
Ajo ka folur edhe në lidhje me famën që fitoi në moshë shumë të vogël.
“Kam nisur në botën e spektaklit që në moshën 3-vjeçare. Tani gjithçka është ndryshe me këto rrjetet sociale. Nuk ka më privatësi”, ka shtuar 29-vjeçarja. /TCH/Telegrafi/