Site icon Telegrafi

LOE u bën thirrje të gjitha kompanive që të përfshihen në donacionin për familjet e prekura nga vërshimet

Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) fton të gjitha kompanitë që të angazhohen në aksionin për të ndihmuar qytetarët e prekur nga stuhitë e forta të djeshme, i përfshirë më së shumti rajoni i Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kompanitë, kontributin e saj në ndihmë për nevojat bazike dhe shqetësimet e qytetarëve të vendeve të prekura nga reshjet e dendura të shiut mund t’i paraqesin në stacionin e hapur në zyrat e emergjencës. Metropolit Teodosij Gologanov 1 ose me telefon kontakt 02/3091-440 prej ora 09-17:00.

Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të Maqedonis, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë ende raportohen si të zhdukur. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)
Exit mobile version