Telegrafi

I lodhur nga kolona e gjatë, polici i Nju Jorkut humb durimin dhe me veturë zyrtare godet një veturë që kishte bllokuar rrugën (Video)

Një polic i iNju Jorkut kishte humbur durimin derisa po priste në kolonë brenda veturës zyrtare në Queens, dhe kështu në një moment vendosi që në një mënyrë të “veçantë” të del nga kaosi i krijuar.

I gjithë problemi kishte filluar kur një veturë me ngjyrë të zezë “Honda” ishte parkuar për pak sekonda në mes të rrugës, duke krijuar kështu kolonë të gjatë, transmeton Telegrafi.

E polici që ishte me veturë zyrtare në një moment humbi durimin dhe e goditi nga pas, duke ia hapur vetes rrugën që të kalon. Megjithatë në atë moment, ai goditi edhe një kamion të parkuar.

E zyrtarët e policisë së Nju Jorkut kanë njoftuar se janë duke hetuar rastin, kurse polici që ishte brenda veturës është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte pësuar lëndime trupore. /Telegrafi/