Telegrafi

I lodhur me moszgjidhjen e kontestit pronësor, burri i vë flakën vetes para ndërtesës së Parlamentit në Ukrainë

Alexandar Burlakov nga Ukraina i ka vënë vetës flakën para ndërtesës së Parlamentit në Kiev. E gjitha ndodhi gjatë protestës së punonjësve mjekësor që po protestojnë për shkak të kushteve të këqija në punë.

Qindra pjesëmarrës menjëherë vrapuan për ta ndihmuar, edhe pse i tërë trupi i tij ishte përfshirë nga zjarri. Megjithatë ata arritën ta fikin zjarrin, transmeton Telegrafi.

Fillimisht mendohej se një infermier i pakënaqur i vuri vetes flakën, por në fund u konstatua se bëhet fjalë për një burrë i cili prej vitesh kishte probleme për një pronë.

“Veprimi im nuk ka lidhje me protestën. Tash e pesë vite jam duke u munduar ta zgjidh problemin që e kam me një pronë. Autoritetet lokale vazhdimisht më gënjejnë, të gjithë po na gënjejnë. Nuk po shoh rrugëdalje, kurrë askujt nuk i kam bërë keq. Thjesht dua që dikush të më dëgjojë, të dëgjojë populli”, ka deklaruar Burlakov i cili u dërguar me urgjencë në spital pas djegieve që i pësoi.

Kabineti i presidentit të Ukrainës, ka njoftuar se burri ka pësuar lëndime të lehta trupore, dhe se do presidenti personalisht do të merret me problemin e këtij burri. /Telegrafi/