Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka njoftuar se të shtunën në Athinë, ka zhvilluar punimet e Asamblesë me përfaqësinë e delegatëve të degëve Norvegji, Zvicër, Itali, Angli, Greqi.
Kryetare e Lobi për Greqi është zgjedhur Brikena Qama.
“Në bazë të vendimit të Kryesisë Qendrore të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, për mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme, më datë 8-Shkurt-2020, në Athinë- Greqi, u zhvilluan punimet e kësaj Asambleje me përfaqësinë e delegatëve të degëve Norvegji, Zvicër, Itali, Angli, Greqi”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, punimet e Asamblesë u përshëndetën nga Kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq i cili udhëtoi enkas për të qenë prezent në këtë Asamble, nga Kryetari i Unionit të Shoqatave në Greqi, Adrian Daullja.
Sipas rendit të ditës së Asamblesë, u zgjidh kryesia e punës dhe procesmbajtësi.
Në pikën e parë u mbajt raporti i aktivitetit të LEASH nga kryetari i komisionit zgjedhor, Daut Haxhaj e u diskutua për ndryshimet e plotësimet në Statutin e Organizatës duke i aprovuar ato unanimisht me votim të hapur si dhe u aprovua vendimi i Kryesisë Qendrore, i marrë më datë 17-10-2019, për shkarkimin e ish Kryetarit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Shukri Ymeri.
Pika e dytë e rendit ishin zgjedhjet për emërtimin e Organizatës dhe për Këshillin e Përgjithshëm.
Fillimisht u propozua e votua me votim të hapur që Komisioni i Votimit të përbëhet nga:
Lin Tota (kryetar)
Miranda Dervishi (anëtare)
Lefteri Metkaj (anëtare)
Pas votimit të fshehtë dhe numërimit të votave u vendos që emërtimi të mbetet po ai, pra “Lobi Euro-Atlantik Shqiptar”.
Në garën e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm morën pjesë dhjetë kandidatë të propozuar nga degët prej të cilëve u zgjodhën shtatë anëtarë me shumicë votash:
Brikena Qama (Greqi)
Daut Haxhaj (Norvegji)
Sutki Hulaj (Zvicër)
Adrian Hoti (Norvegji)
Petrit Selmani (Greqi)
Yllka Alidema (Angli)
Elias Mustafaj (Zvicër)
Këshilli i Përgjithshëm vendosi ndarjen e pozitave ( përgjegjësive ) si më poshtë:
Brikena Qama (Kryetare)
Daut Haxhaj (Nënkryetar)
Adrian Hoti (Sekretar)
Sutki Hulaj (Zëdhënës Shtypi)
Petrit Selmani (Financat)
Yllka Alidema (Anëtare)
Elias Mustafaj (Anëtar)
Procesi i votimit përfundoi me votimin e hapur të Komisionit të Kontroll-Revizionit, të përbërë nga:
Petrit Aliaj (Itali)
Etmond Guri (Greqi)
Axhenda e Asamblesë së Jashtëzakonshme u mbyll me një mbrëmje festive në prag të kremtimit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, e cila u sponsorizua nga Ministria e Diasporës së Kosovës. Në këtë kremtim ishte i pranishëm edhe Fitim Gllareva nga zyra Tregtare e Kosovës në Athinë.
“Duke falënderuar te ftuarit, delegatët e duke përgëzuar punën e mirë të Degës Greqi për mbarëvajtjen e Asamblesë, i urojmë Kryesisë së re, punë të mbarë dhe Lobit Euro-Atlantik Shqiptar vazhdimësi e arritje të synimeve të tij”, thuhet në komunikatë për media.
Në fund thonë se ndër objektivat e kësaj organizate janë edhe; Unifikimin e mërgatës, ruajtja dhe kultivimi i vlerave kombëtare me vëmendje të posaçme gjuhen, ngritjen e cilësisë organizative, pjesëmarrjen e gjinisë dhe të rinjve në vendimmarrje.