Rep-artisti i njohur, Lluni, për një kohë të shkurtër ka arritur të bëhet ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.
Si rrjedhojë e veçantisë së teksteve dhe interpretimit të shkëlqyer të këngëve, ai tashmë numëron mijëra fansa të cilët e mbështesin.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Lluni ka bërë të ditur se së shpejti do të lansojë projektin e ri muzikor.
“Dopsir” titullohet kënga, për të cilën nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme apo caktim date për lansim.
Në imazhin e ndarë me fansat ai shihet me një xhaketë me ngjyrë portokalli, teksa qëndron para një makine luksoze.
Vlen të përmendet se “Fire” është hiti i tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Blleki, Semiautomatik dhe Erno. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=57eGP1zp05c