Telegrafi

Llorente në United, Lukaku në Inter

Manchester United papritur po udhëheq garën për agjentin e lirë Fernando Llorenten, i cili mund të lejojë që Interi ta transferojë Romelu Lukakun.

Sipas Sky Sport Italia, ish sulmuesi i Juventusit dhe Tottenham Hotspur, Llorente është afër dakordimit të kushteve personale me Manchester Unitedin.

Nëse Spanjolli shkon në Old Trafford, do t’i japë Manchester United më shumë mundësi që ta shes Lukakun pasi që në këtë formë do ta kishin zëvendësuesin e lojtarit.

Inter bëri sot një ofertë tjetër për Lukakun, ku ka ofruar 73 milionë euro sipas Sky Sports, por të cilën e ka refuzuar United.

Nëse Manchester United nënshkruan me Llorenten, atëherë ata mund të rishqyrtojnë ofertën e Interit për belgun.

Juventus gjithashtu është i interesuar për futbollistin gjersa më parë sulmuesi ishte i lidhur edhe me Fiorentinën, Interin, Romën dhe Napolin. /Telegrafi/