Site icon Telegrafi

“Lloj i gruas që vjen një herë në jetë” – Beatrix Ramosaj shfaqet joshëse në pozat e reja

Beatrix Ramossaj mbetet një ndër emrat më të komentuar të estradës në vend.

Këngëtarja dhe ish0banorja e Big Brother VIP prej muajsh është kthyer në një emër që merr vëmendje për secilin veprim që bën.

Teksa vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore, këngëtarja shqiptare herë pas here poston imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Kështu ka vepruar edhe së fundmi, teksa ndau me fansat në Instagram disa imazhe në të cilat dukej në formë të mahnitshme dhe e veshur me shumë stil.

“Lloj i gruas që vjen një herë në jetë”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e fotove ku shihet e veshur me një fustan shumëngjyrësh dhe të ngushtë ndërsa është i hapur tek pjesa e belit.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Me makijazh të theksuar dhe vathë ari, Beatrix la flokët e gjata prapa krahëve, ndërsa pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj mohon të ketë nisur një lidhje të re dashurie: Jam beqare dhe e fokusuar në veten

Ndërkohë, kujtojmë që “Vonë” është kënga e fundit e Beatrix teksa ka zbuluar se është në përgatitje të projekteve të reja. /Telegrafi/

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
Exit mobile version