Telegrafi

Llogoret e mbushura me ushtarë të vrarë, pamjet shfaqin tmerrin që përjetuan rusët në Ukrainē

Ukraina ka publikuar pamjet e një numri të ushtarëve rusë të vdekur në llogoret e qytetit Bakhmut.

Luftime të ashpra ka pasur në këtë qytet, ku forcat ruse me muaj të tërë janë përpjekur për ta pushtuar, transmeton Telegrafi.

Pamjet e ushtarëve rusë të vdekur në këto llogore janë publikuar nga një faqe ukrainase në Twitter e cila vazhdimisht raporton për luftimet në Ukrainë.

Aty thuhet se mund të shihen së paku 36 ushtarë rusë të vrarë, në një pjesë ishin të renditur kufomat njëri pas tjetrit.

Ukraina këto ditë mund të nisë një kundër-ofensivë në Bakhmut për të zmbrapsur forcat ruse nga aty. /Telegrafi/