Site icon Telegrafi

Llogaritet se 30 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës me Rusinë

Më shumë se 30 mijë trupa të Ukrainës kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus, ka thënë një grup qytetar ukrainas.

Numri i humbjeve zakonisht mbahet si sekret shtetëror në Kiev, pasi beson se zbulimi i këtij numri mund të dëmtojë përpjekjet për luftë.

Lexo po ashtu Snajperistët ukrainas eliminojnë ushtarët rusë, publikohen pamjet e sulmeve

Por duke përdorur projektin Libri i Kujtesës – i cili ka gjurmuar numrin e vdekjeve që nga pushtimi i parë i Rusisë në vitin 2014 – historiani Yaroslav Tynchenko dhe vullnetari Herman Shapovalenko thanë se ishin në gjendje të konfirmonin disa shifra.

Sipas vlerësimeve të tyre janë mbi 24,500 vdekje luftarake dhe jo luftarake, raporton skynews.

Ata pranuan se shifra reale ka të ngjarë të jetë më e lartë pasi më shumë se 15 mijë trupa që kanë humbur, llogaritet se kanë vdekur.

“Natyrisht, 24,500 emrat nuk janë numri përfundimtar i të vdekurve, por sipas vlerësimit tonë kjo është më pak se 70 për qind”, shkruan autorët.

Lexo po ashtu Po tentonin të iknin me motoçikletë, rusët po lëviznin me shpejtësi të madhe – por nuk i shpëtuan dronit kamikaz

“Domethënë, numri real i të vdekurve në situata luftarake dhe jo luftarake është më shumë se 30 mijë persona”, thuhet më tutje.

Sipas vlerësimeve të tyre, numri i trupave ukrainase të plagosur arrin deri në 100 mijë. /Telegrafi/

Exit mobile version